Fjalgjë
Jam i lodhur, është e qartë - Fernando Pessoa

Fernando Pessoa · 12 Janar 2026 · 1 min lexim

Jam i lodhur, është e qartë - Álvaro de Campos

 

Jam i lodhur, është e qartë,

Sepse, vjen një pikë, kur njeriu duhet të jetë i lodhur.

Nga se jam i lodhur, nuk e di:

Të di psenë, s’më duhet,

Sepse lodhja mbetet po ajo.

Plaga dhemb ashtu siç dhemb

Dhe jo prej shkakut që e ka prodhuar.

Po, jam i lodhur,

Edhe paksa i buzëqeshur

Që lodhja të jetë vetëm kjo-

Një përçartje prej gjumi në trup,

Një dëshirë për të mos menduar në shpirt,

Dhe përmbi të gjithën, një kthjellje e nëpërdukshme

E të kuptuarit retrospektiv...

 

Dhe luksi i vetëm; të mos paturit shpresë?

Jam inteligjent: ja, kjo është e gjitha.

Kam parë shumë dhe kam kuptuar po aq shumë nga ç’kam parë,

Dhe ka madje njëfarësoj ëndje në lodhjen që më jep,

Sepse, në fund të fundit, koka gjithmonë shërben për diçka.

 

shqip: e.xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro