Rreth Fjalgjë
Fjalgjë është një hapësirë për mendim, shkrim dhe reflektim. Nisur më 2025 si një hapësirë vetjake për të ndarë shkrime që ne gjykojmë se i mungojnë hapësirës online, Fjalgjë mëton të edukojë shijen pa ndërhyrë, pa i dhënë lexuesit një udhëzues se si duhet të lexojë. Ne besojmë se leximi do të duhet të jetë një kredhje e lirë, sepse vetëm kësisoj mund të prodhojmë spontanitetin aq të nevojshëm për krijimtari. Sa i takon natyrës së kësaj hapësire, ne pretendojmë të ndërtojmë një medium ku mund të lexohet letërsi e mirë, ku mund të mendohet filozofikisht dhe ku mund të veprohet politikisht.
Këtu do të botohet letërsi, ese, përkthime dhe analiza.
Ata që dëshirojnë të na kontaktojnë, janë të mirëpritur. Posta jonë elektronike është fjalgje@gmail.com dhe mund të na gjejnë në rrjetet sociale: Instagram, Facebook. Ndërkohë, u ftojmë që të na ndiqni në rrjetet sociale për të qenë të informuar për postimet e reja dhe për të marrë pjesë në diskutime. Gjithashtu, nëse u pëlqen puna jonë, mund të na mbështesin duke bërë një dhurim përmes platformës "Buy me a Coffee" në këtë link. Çdo kontribut është i mirëpritur dhe na ndihmon të vazhdojmë të ofrojmë përmbajtje cilësore. Faleminderit për mbështetjen dhe interesin tuaj!