Fjalgjë
Ah! Të jesh mospërfillës!

Fernando Pessoa · 6 Janar 2026 · 1 min lexim

Álvaro de Campos

 

Ah! Të jesh mospërfillës!
Është nga lartësia e fuqisë së mospërfilljes sate
që krerët e krerëve sundojnë botën.

 

Të jesh i huaj edhe për veten!
Është nga lartësia e ndjesisë së këtij tëhuajzimi 
që mjeshtrit e shenjtorëve sundojnë botën.

 

Të harrosh se ekziston!
Është nga lartësia e mendimit të këtij harrimi
që perënditë e perëndive sundojnë botën.

 

(Nuk e dëgjova ç'thoshe...
dëgjova vetëm muzikën, dhe as atë se rrokja...
Luaje dhe flisje njëkohësisht?
Po, besoj se luaje dhe flisje njëkohësisht...
Me kë?
Me dikë tek i cili e gjitha mbaronte në gjumin e botës...)

 

Shqip: E.Xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro