Fjalgjë
Vdekja do të vijë, të tuat sy do të ketë!

Cesare Pavese · 17 Korrik 2025 · 1 min lexim

Vdekja do të vijë e të tuat sy do të ketë—
 

vdekje që na shoqëron
 

nga mëngjesi në darkë, e pagjumë,
 

shurdhe, si një pendesë e vjetër
 

apo ves absurd. Sytë e tu
 

një fjalë boshe do të jenë,
 

një çirrmë e mbytur, një heshtje.
 

Kështu i sheh çdo mëngjes
 

kur e vetme përkulesh
 

në pasqyrë. O shpresë e dashur,
 

atë ditë do ta dimë dhe ne
 

se je vet jeta dhe je vet hiçi.
 

Për të githë vdekja ka një vështrim.
 

Vdekja do të vijë e të tuat sy do të ketë.
 

Do të jetë si të heqësh dorë prej një vesi,
 

të shihesh në pasqyrë
 

tek ringrihet një fytyrë e vdekur,
 

si të dëgjosh buzë të mbyllura.
 

Zbresim humnerës në heshtje.
 

 

Shqip nga orgjinali: e.g

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro