Fjalgjë
Tashmë shiu është me ne

Salvatore Quasimodo · 12 Mars 2026 · 1 min lexim

Tashmë shiu është me ne - Salvatore Quasimodo

 


Tashmë shiu është me ne,
e lëkund ajrin e heshtur.
Dallëndyshet cekin ujëra të venitura
përbri liqeneve lombarde,
fluturojnë si pulëbardha mbi peshqit e vegjël;
era e barit të kositur ndihet përtej gardheve të kopshteve.

Edhe një vit u zhurit,
pa një ankim, pa një britmë
që befas të ngihej 
për të fitur një ditë.

 

 

Shqip: e.xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro