Fjalgjë
Princit poezi në shqip nga Pier Paolo Pasolini

Pier Paolo Pasolini · 23 Maj 2026 · 1 min lexim

Princit - Pier Paolo Pasolini

 

Nëse kthehet dielli, nëse mbrëmja bie, 
nëse nata ka një shije të netëve që do të vijnë,
nëse një pasdite me shi duket sikur po rikthehet
nga kohë aq të dashura e kurrë të patura tërësisht,
unë s'jam më i lumtur, as duke i shijuar, as duke vuajtur prej tyre:
nuk e ndiej më, përpara meje, gjithë jetën...
Për të qenë poet, duhet të kesh shumë kohë:
orë e orë vetmie janë e vetmja mënyrë
që të formohet diçka, që është forcë, braktisje,
ves, liri, për të stilizuar kaosin.
Unë kohë tashmë kam pak: për faj të vdekjes
që është përpara, në të kapërcyer të rinisë.
Për faj edhe të kësaj botës sonë njerëzore,
që barktharëve u heq bukën, poetëve qetimin.

 

Burimi: La religione del mio tempo, Pier Paolo Pasolini, Garzanti 2010
Shqip: E.Xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro