Fjalgjë
Poezi nga Giuseppe Conte: Poeti

Giusepps Conte · 12 Prill 2026 · 1 min lexim

Giuseppe Conte ( 1945- ) është një poet, shkrimtar, dramaturg, përkthyes dhe kritik letrar italian.

 

Poeti

 

Nuk e dija se ç'ishte një poet
kur në luftë drejtoja qerret
dhe kali Ksanto më fliste.
Por ka kaluar si një kometë

rinia e Hektorit dhe e Akilit:
nuk u bëra tjetër veçse një njeri:
shpirti im kërkon veten në ujëra
e në zjarre, në mijëra

familje lulesh e pemësh,
në heronjtë që unë nuk jam,
në kopshte ku gjithë barra

e lindjes dhe e vdekjes është kaq e lehtë.
Ndoshta poeti është ai që ka në vete
mëshirën mizore të çdo pranvere.

 

Shqip: E.Xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro