Fjalgjë
Mbi qenien e thjeshtë - Wallace Stevens

Wallace Stevens · 8 Mars 2026 · 1 min lexim

Mbi qenien e thjeshtë - Wallace Stevens

 

 

Palma në skaj të mendjes,
Përtej mendimit të fundit, ngrihet
Në stolisjen e bronztë,

Një zog pendëartë
Këndon në palmë, pa kuptim njerëzor,
Pa ndjenja njerëzore, një këngë të huaj.

Atëherë e kupton se nuk është arsyeja
Që na bën të lumtur apo të palumtur.
Zogu këndon. Pendët i shkëlqejnë.

Palma qëndron në skaj të hapësirës.
Era lëviz ngadalë nëpër degë.
Pendët e tij të zjarrta varen poshtë.

 

 

Shqip: e.xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro