Pier Paolo Pasolini · 28 Korrik 2025 · 1 min lexim
Jo popull arab, jo popull ballkanik, jo popull antik
por një komb i gjallë, një komb europian:
e ç'je? Tokë foshnjash, të uriturish, të korruptuarish,
qeveritarësh të punësuar nga zengjinët, prefektësh bishtar
avokatërucve lyer me shkëlqyes e më këmbë të ndyra.
funksionarësh liberal, shtazarak si ungjit fanatik,
një kazermë, një seminar, një plazh i lirë, një rrëmujë!
Miliona borgjezë të veckël si miliona derra
kullosin shtyrë nën pallatet e pacenuara,
mes shtëpive koloniale rrjeposur tashmë si kishat.
Pikërisht se ke qenë, tani më s'je,
pikërisht sepse ishe i vetëdijshëm, tani je i pavetëdijshëm.
Dhe vetëm se je katolik, s'mund të mendosh
se e keqja jote është tërë e keqja: burim i çdo të keqe.
Zhytu në këtë detin tënd të bukur, çliroje botën.
Shqip: e.g