Bertolt Brecht · 8 Gusht 2026 · 1 min lexim
Gjeneral, tanku juaj është një mjet i fuqishëm - Bertlot Brecht
Gjeneral, tanku juaj është një mjet i fuqishëm.
Shtie përtokë pyje dhe shtyp njëqind njerëz.
Por ka një të metë:
i duhet një drejtues.
Gjeneral, bombarduesi juaj është i fuqishëm.
Fluturon më shpejt se stuhia dhe mban më shumë se
një elefant.
Por ka një të metë:
i duhet një mekanik.
Gjeneral, njeriu është tejet i vlefshëm.
Ai mund të fluturojë dhe ai mund të vrasë.
Por ka një të metë:
ai mund të mendojë.
Shqip nga anglishtja: Evi Xhaja
Burimi: https://www.archive.cpiml.org/liberation/year_2001/december/CoverFeaturePoems.htm