Fjalgjë
Gabriele D'Annunzio - Dua një dashuri të dhimbshme

Gabriele D'Annunzio · 9 Maj 2026 · 1 min lexim

Gabriele D'Annunzio - Dua një dashuri të dhimbshme

 

Dua një dashuri të dhimbshme, të ngadaltë,
të ngadaltë si një vdekje e ngadaltë,
dhe pa cak(dua që më e fortë
se vetë vdekja të jetë) dhe pa ndryshim.


Dua që pa pushim, në një mundim
të errët, të jenë të zhytur shpirtrat tanë;
dhe pranë portave tona të jetë një det,
i vetmuar, që qan në një heshtje të tendosur.


Dua që kulla të jetë e lartë prej graniti,
dhe aq lartë sa në kthjelltësi
të duket sikur prek yllin e madh polar.


Dua një shtrat të purpurtë, dhe të gjej,
në atë hije, prehur mbi atë kraharor,
si në fund të një varri, pafundësinë.

 

 

Shqip: E.Xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro