Fjalgjë
Askushët - Eduardo Galeano

Eduardo Galeano · 27 Shkurt 2026 · 1 min lexim

Eduardo Galeano (1940-2015) ishte një gazetar dhe shkrimtar uruguaian. Ai konsiderohet si një nga figurat letrare më të rëndësishme të së majtës latino-amerikane.

 

Askushët 

 

Askushët: bijët e askujt, pronarët e asgjëje.
Askushët: të paqenët, të shpërfillurit, që rendin pas lepurit, 
duke vrarë jetën, të mjeruar, tepër të mjeruar:
Që janë, pa qenë.
Që nuk flasin gjuhë, por dialekte.
Që nuk përqafojnë fe, por bestytni.
Që nuk bëjnë art, por zejtari.
Që nuk praktikojnë kulturë, por folklor.
Që nuk janë qenie njerëzore, por burime njerëzore.
Që nuk kanë fytyrë, por krahë.
Që nuk kanë emër, por numër.
Që nuk figurojnë në historinë botërore, por në kronikën e zezë të gazetave lokale.
Askushët, që kushtojnë më pak se plumbi që i vret. 

 

Shqip: e.xhaja

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro