Elizabeth Bishop · 14 Qershor 2025 · 1 min lexim
Arti i humbjes s'është vështirë të zotërohet,
shumë gjëra janë qëllimisht përplotë
humbje, sa humbja e tyre s'është kushedi se çfarë.
Përditë humb diçka. Trazimin
e çelësave të humbur të derës dhe orëve të shkuara dëm, pranoje.
Arti i humbjes s'është vështirë të zotërohet.
Ushtrohu të humbasësh më tepër, më nxitur
vende, emra, ku do të duhej
të mbërrije. Këto s'janë kushedi se çfarë.
E humba orën e nënës. Pa shiko! Shtëpia e fundit, ose
e parafundit, e tri më të dashurave tanimë shkuar.
Arti i humbjes s'është vështirë të zotërohet.
I humba dy qytete, eh ç'qytete! Më tej,
disa mbretëri pata, dy lumenj,një kontinent.
Përmallohem, por edhe këto s'janë kushedi se çfarë.
Edhe ty të të humbas ( zë gazmor, gjesti i dashur) Nuk gënjej jo. Është e qartë
arti i humbjes s'është vështirë të zotërohet,
edhe pse mund të duket (Shkruaj!) kushedi se çfarë.
(shqip: e.g)