F j a l g j ë

C.Pavese

C.Pavese

Verë

nga Cesare Pavese

Verë - Cesare Pavese

 

Ka një kopsht të shndritshëm, mes muresh të ulëta,
me bar të thatë e me dritë, që ngadalë
e pjek tokën e vet. Është një dritë me shije deti.
Ti merr frymë në atë bar. Prek flokët
dhe i shkund, si për të shkundur kujtimin e saj.

 

Kam parë të bien
shumë fruta, të ëmbëla, mbi një bar që e njoh,
me një goditje të butë. Ashtu rrëqethesh dhe ti
nga gurgullimet e gjakut. Ti lëviz kokën
sikur përreth ngjet një mrekulli ajri
dhe mrekullia je ti. Ka të njëjtën shije
në sytë e tu dhe në kujtimin e zjarrtë.

 

Dëgjon.
Fjalët që dëgjon të prekin veç pak.
Në fytyrën tënde të qetë ka një mendim të kthjellët
që të lërë pas krahëve dritën e detit.
Në fytyrë ke një heshtje që e rëndon zemrën
me një goditje të thellë, dhe prej saj pikon një dhimbje e lashtë
si lëngu i frutave që atëherë patën rënë në tokë.

 

 

shqip: E.Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!