F j a l g j ë

A.Gatto

A.Gatto

Poezi nga Alfonso Gatto

nga Alfonso Gatto

Alfonso Gatto (1909-1976) ishte poet dhe shkrimtar italian. Gatto cilësohet si një prej poetëve italian më të rëndësishëm të shekullit njëzet si dhe një eksponent madhor i poezisë hermetike. Poezitë e sjella më poshtë janë shkëputur nga Tutte le poesie (Mondadori, 2017).

 

Për atin tim

Sikur sonte të më gjendeshe pranë,
nëpër këtë udhë ku bie hija
e kaltër tashmë, a thua është pranverë,
për të të thënë sa e errët është bota 
dhe si te ëndrrat tona të lira ndizet
shpresa e skamorëve në qiell,
do të gjeja një ngashërim fëmije
dhe sytë e hapur e të buzëqeshur, të zinj
të zinj si dallëndyshet e detit.

 

Do të më mjaftonte veç të ishe gjallë,
një i gjallë me zemër tënde është një ëndërr.
Tani mbi tokë ka mbetur veç një hije
nga kujtimi i zërit tënd kur u thoshte fëmijëve:
"Sa e bukur është nata dhe sa e mirë
që na do kështu, me ajrin përplot
deri brenda në gjumë". Ti e shihje botën
në hënën e plotë që i qasej qiellit,
njerëzit teksa ecnin drejt agimit.

 

Në atë dimër

Thoshte: mjaft të mbetet mes nesh,
mënyra se si thirremi, sesi heshtim.
Thoshte: do të kthehet ky ankth për të qenë bashkë,
duke dëgjuar veten si dëgjojmë erën.
Do të kalojë gota duar më duar...

 

Tashmë jeta s'ka më gëzim,
në ndarjen ku secili ecën drejt jetës së vet
që e çon larg.

 

Nuk ngeli gjë, veç kujtesa
e ndez nganjëherë zjarrin, i thërret hijet
të ulen dhe të heshtin, në atë dimër.

 

Shqip: E.Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!