Poeti - Valentino Zeichen
nga Valentino Zeichen
Valentino Zeichen (1938-2016) ishte një poet dhe shkrimtar italian.
Poeti
Me gjasë,
ngjaj si një poet i rangut të lartë,
ndonëse pamjaftueshmëria ime kardiake
ka si virtyt mjekësor librin "zemra".
Banoj aty-aty me nivelin e detit
ndërsa shëndeti, pastërtia, pasuria
dhe sportet dimërore
qëndrojnë përtej një mijë metrave.
Prandaj frymohem duke thithur ajrin
e parajsave alpine
aq guximshëm të fotografuara
nga ngjitësit shoqërorë,
paçka rrezikshmërisë së ndryshimeve në lartësi.
Shqip:e.xhaja
Ndaje me miqtë 👇
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!