F j a l g j ë

Një pas mesnate - Vladimir Mayakovsky

Një pas mesnate - Vladimir Mayakovsky

nga Vladimir Mayakovsky

Vladimir Mayakovsky (1893-1930) ishte një poet dhe dramaturg rus. Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të futurizmit rus.

 

Një pas mesnate - Vladimir Mayakovsky

 

Një pas mesnate. Ti duhet të kesh rënë në shtrat.
Nëpër natë, Rruga e Qumështit rrjedh argjend.
Unë nuk ngutem; me vetëtima telegramesh
s'kam pse të të zgjoj e të të trazoj.
Siç thonë - incidenti është mbyllur,
varka e dashurisë u përplas në bregun e përditshmërisë.
Unë dhe ti i kemi larë hesapet. S'ka përse të renditen
dhimbjet, brengat e fyerjet e ndërsjellta.
Shih ç'qetësi ka në botë.
Nata e ka mbështjell qiellin me haraç yjesh.
Në orë të tilla ngrihesh e u flet
shekujve, historisë dhe gjithësisë.

 

 

Përkthyer nga anglishtja duke konsultuar origjinalin.
Burimi: The Bedbug and selected poetry, përkthyer nga Max Hayward and George Reavey. Meridian Books, New York, 1960
Shqip: e.xhaja

Ndaje me miqtë 👇

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!