F j a l g j ë

Më lësho

Më lësho

nga Christina Rossetti

Poezia që po sjellim më poshtë titullohet “Miss me, but let me go” dhe shpesh në ueb i atribuohet poetes Christina Rosseti, megjithëse nuk gjendet në veprën e saj. Me shumë gjasa, dikush do të jetë inspiruar nga një prej poezitë e saj dhe e ka shkruar këtë poezi.

 

Kur fundit të rrugës t'ia kem mbërritur,

dhe dielli për mua të ketë perënduar,

s’dua rite në një dhomë me zymtësi mbushur,

Pse ta qash një shpirt të çliruar?

 

Pak le të të marr malli, veç jo gjatë,

dhe me kokën përkulur jo.

Kujto dashurinë që njëherë e patëm,

le të të marr malli, por më lësho.

 

Ky është një udhëtim që të gjithë do marrim,

dhe veç vetëm ecet ai.

Është pjesë e një plani më të madh,

një hap drejt rrugës për në shtëpi.

 

Kur të ndihesh vetëm e të sëmbon zemra,

shko tek miqtë tanë, shko.

Qesh teksa kujton gjithë ç’kaluam,

le të të marr malli, por më lësho.

 

shqip: Evi Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!