Mbështjellje - Billy Collins
nga Billy Collins
Billy Collins (William James Collin 1941-) është një poet i njohur amerikan, mbartës i çmimit poet laureat i SHBA-së për vitin 2001 deri në 2003.
Mbështjellje
Ti e di atë marifetin e vogël.
mbështjell trupin tënd me krahë
dhe nga pas duket sikur
dikush po të përqafon,
duart e saj shtrëngojnë këmishën
thonjtë i shkasin në qafën tënde.
nga përpara një tjetër gjë ngjet
ti kurrë s'je dukur kaq i vetëm
bërrylat kryqëzuar dhe buzëqeshja shtrembake
si të prisje një rrobaqepës
të të maste për një këmishë force
një që do të të shtrëngonte vërtet fort.
shqip: e.xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!