F j a l g j ë

Lulëkuqet - Louise Glück

Lulëkuqet - Louise Glück

nga Louise Glück

Louise Glück (1943-2023) ishte një poete dhe eseiste amerikane. Në vitin 2020 ajo u shpall fituese e çmimit Nobel në letërsi.

 

Lulëkuqet - Louise Glück

 

Gjë e madhe
nuk është pasja
e një mendje. Ndjenjat:
oh, ato po i kam; ato
më drejtojnë. Kam
një zot në qiell
i quajtur diell, dhe hapem
për të, duke i treguar
zjarrin e zemrës sime, zjarr
si prania e tij.
Ç'mund të ishte një lavdi e tillë
në mos një zemër? Oh, vëllezër dhe motra,
a keni qenë dikur si unë, kohë të shkuara,
para se të ishit njerëz? A e keni
lejuar veten
të hapet njëherë, ju që kurrë
nuk do të hapeni më? Sepse në të vërtetë
unë flas tani
ashtu siç flisni ju. Flas
sepse jam copash.

 

Burimi: ‘The Red Poppy’ from THE WILD IRIS by Louise Glück

 

Shqip: e.xhaja

Ndaje me miqtë 👇

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!