F j a l g j ë

Jam - Jorge Luis Borges

Jam - Jorge Luis Borges

nga Jorge Luis Borges

Jam - Jorge Luis Borges

 

Jam ai që e di se nuk është më pak i kotë
se vëzhguesi i kotë që në pasqyrën
e heshtjes dhe kristalit ndjek pasqyrimin
apo trupin e (e njëjta është) të vëllait.

 

Jam, miq të heshtur, ai që e di
se s'ka tjetër hakmarrje veç harresës
dhe as tjetër falje. Një zot ia ka dhënë 
urrejtjes njerëzore këtë çelës të çuditshëm.

 

Jam ai që, pavarësisht mënyrave kaq dritëplotë
të humbjes, s'e ka deshifruar labirintin
njëjtësor dhe shumësor, të vështirë dhe të ndryshëm,

 

të kohës, që është një dhe është e të gjithëve.
Jam ai që është askush, ai që s'qe një shpatë
në luftë. Jam jehonë, harresë, hiçgjë.

 

Shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!