F j a l g j ë

B.Collins

B.Collins

Hyrje në poezi - Billy Collins

nga Billy Collins

Hyrje në poezi - Billy Collins


 

U kërkoj të marrin një poezi
dhe ta mbajnë përballë dritës
si një diapozitiv me ngjyra,

 

ose t'i vënë veshin kosheres së saj.

 

U them të hedhin një mi brenda një poezie
dhe të shohin si gjen rrugën për të dalë,

 

ose të ecin brenda dhomës së poezisë
dhe ndjejnë murin teksa kërkojnë për çelësin e dritës.

 

Dua që ata të bëjnë ski mbi ujë
përqark sipërfaqes së një poezie,
duke ja bërë me dorë emrit të autorit në breg.

 

Por gjithë ajo që ata duan të bëjnë
është ta lidhin poezinë me litar në një karrige
dhe me torturë t'i nxjerrin një rrëfim.

 

Fillojnë ta rrahin me një zorrë uji
për të gjetur çka dashur të thotë me të vërtetë.

 

shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!