F j a l g j ë

Dy atdhe

Dy atdhe

nga José Martí

José Martí (1853-1895) ishte një poet, filozof, gazetar, eseist, profesor, përkthyes, botues dhe aktivist politik kuban. Martí konsiderohet si hero kombëtar i Kubës për rolin që ka luajtur në çlirimin e saj nga perandoria spanjolle. Ai ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme në letërsinë latino-amerikane.

 

Dy atdhe i kam: Kubën dhe natën.
Apo mos janë të dy një? Sapo tërheq
madhështinë e tij dielli, me vello të stërgjatë
dhe me një karafil në dorë, e heshtur,
Kuba si e ve e trishtuar më shfaqet.
E di se ç'është ai karafil i gjakosur
që në dorë i dridhet! Zbrazur është
gjoksi im, shkatërruar e zbrazur
atje ku ish zemra. Erdhi ora
t'ja nis të vdes. Nata është e mirë
për të dhënë lamtumirën. Drita pengon
edhe fjala njerëzore. Universi
flet më mirë se njeriu.
Si flamur
që të fton në betejë, flaka e kuqe
e qiririt valëvitet. Dritaret
i hap, tashmë i shtriqur në vete. Heshtur, duke këputur
petalet e karafilit, si një re
që mjegullon qiellin, Kuba, e ve, kalon ...

 

 

shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!