F j a l g j ë

Agence Opale / Alamy Stock Photo

Agence Opale / Alamy Stock Photo

Dashuri pas dashurisë - Derek Walcott

nga Derek Walcott

Sir Derek Alton Walcott (1930-2017) ishte një poet dhe dramaturg nga Shën Lucia.Walcott fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1992.

 

Dashuri pas dashurisë - Derek Walcott

 

Do të vijë dita
kur, gjithë shend,
do ta përshëndesësh veten teksa mbërrin
te dera jote, para pasqyrës tënde,
dhe secili do t'i buzëqeshë mirëseardhjes së tjerit,

 

dhe do të thotë: ulu këtu. Ha.
Do ta duash përsëri të huajin që ishe ti vet.
Jepi verë. Jepi bukë. Jepja zemrën mbrapsht
vetes, të huajit që të ka dashur

 

gjithë jetën, të cilin e shpërfille
për një tjetër, që të njeh përmendësh.
Hiqi nga rafti letrat e dashurisë,

 

fotografitë, shënimet e dëshpëruara,
qëro imazhin tënd nga pasqyra.
Ulu. Gostit jetën tënde.

 

shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!