F j a l g j ë

Asambleja poezi nga Juan Carlos Mestre

Asambleja poezi nga Juan Carlos Mestre

nga Juan Carlos Mestre

Juan Carlos Mestre (1957-) është një poet dhe artist vizual spanjoll. Ai është autor i shumë përmbledhjeve me poezi dhe fitues i disa çmimeve kombëtare.

 

Asambleja - Juan Carlos Mestre

 

të dashur shokë marangozë dhe zdrukthëtar,
ju sjell përshëndetjen mbështetëse të metafizikëve
edhe për ne situata është bërë e papërballueshme
anëtarët refuzojnë të paguajnë kuotat
që nga ky moment lirika nuk ekziston më
me lejen tuaj, poezia
ka vendosur t'i jap fund veprimtarisë së saj këtë dimër
mos e merrni për keq
po do të donim ende t'ju kërkonim diçka
shokët e mi të vjetër, miq të pemëve
na kujtoni kur të këndoni internacionalen.

 


Burimi: https://www.juancarlosmestre.com/asamblea/

Shqip: e.xhaja

Ndaje me miqtë 👇

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!