Ah, hapmëni një tjetër realitet! Fernando Pessoa
nga Fernando Pessoa
Ah, hapmëni një tjetër realitet! Fernando Pessoa
Ah, hapmëni një tjetër realitet!
Dua të kem, si Blake, afërsinë e engjëjve
Dhe të kem vegime për drekë.
Dua t'i ndesh zanat në rrugë!
Dua të venitem nga kjo botë bërë me kthetra,
Nga ky qytetërim bërë me gozhdë.
Dua të jetoj si një flamur në erë,
Një simbol i çfarëdo gjëje në majë të çfarëdo gjëje!
Pastaj mbyllmëni ku të doni.
Zemra ime e vërtetë do të vazhdojë të ruaj
Pëlhurën zbukuruar me sfinksa,
Në majë të shtizës së vegimeve,
Nën katër erërat e Misterit.
Veriu - ajo që të gjithë e duan,
Jugu - ajo që të gjithë e dëshirojnë,
Lindja - prej nga gjithçka vjen,
Perëndimi - ku gjithçka përfundon.
-Katër erërat e ajrit mistik të qytetërimit...
-Katër mënyrat për të mos patur arsye, dhe për të kuptuar botën...
Shqip: e.xhaja
Burimi: Álvaro de Campos - Livro de Versos . Fernando Pessoa. (Edição crítica. Introdução, transcrição, organização e notas de Teresa Rita Lopes.) Lisboa: Estampa, 1993. - 99.
Për të lexuar Pessoa-n në origjinal, mund të vizitohet kjo faqe në internet arquivopessoa.net .
Ndaje me miqtë 👇
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!